Edhe pse ka vite si problematikë, ende nuk është gjetur një zgjidhje për tregtarët ambulantë në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës. Ata thonë se bashkia nuk I mbajti premtimet për rikonstruksionin e tregut ndaj detyrohen të shesin çdo ditë në rrugë, në kushte tejet të vështira.

Tregtarët bëjnë thirrje për ndërtimin e një tregu me të gjitha kushtet dhe me tezga që kanë kapacitet për të gjitha produktet e tyre.

Vitin e kaluar, bashkia Shkodër zhvilloi disa aksione për lirimin e hapësirave publike dhe futjen e këtyre tregtarëve ambulantë në merkatë ndërsa premtoi se do të përmirësoheshin kushtet. Ndërkohë që situata vijon të mbetet e njejtë dhe një pjesë e tregtarëve kanë zgjedhur rrugën para kushteve që ofron merkata.Star plus