Situata e krijuar në Partinë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit, duket se ka krijuar përçarje edhe brënda demokratëve të PD-së zyrtare.

Reagimi më i fundit vjen nga Bashkia Vau Dejës, ku Alibeaj hodhi në treg një emër për garën për bashkinë Vau Dejës, por gjithcka është bërë pa pyetur Kryesinë e PD të kësaj dege.

Në një postim ne rrjetet sociale, Partia Demokratike Vau Dejës shkruan se po vijon konsultimet me bazën për të propozuar një emër për garën për bashkinë Vau Dejës ndërkohë që përvec kandidatit, ato janë fokusuar edhe tek emrat për listën e këshillit bashkiak.

“Partia Demokratike, po ndjek çdo ditë me shumë seriozitet situatën e krijiuar pas aplikimit në KQZ për regjistrim në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Kryesia e Degës së PD Vau Dejës, cdo ditë është në kontakt më çdo anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike për të pasur një emër serioz në garën për zgjedhjet e 14 Majit.
Sqarojmë, opinionin publik të Bashkisë Vau Dejës, se Kryesia e PD në Vau Dejës, nuk ka vendosur ende asnjë emër konkret për t’ia propozuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit.
Kjo betejë, nuk është kundër vehtes, është një betejë me Edi Ramën, është një betejë për ti kthyer shpresën të gjithë banorëve të Bashkisë Vau Dejës, me një kandidat përfaqësues dhe emra cilësorë të listës së këshilltarëve për Këshillin Bashkiak të ardhshëm.” – shkruhet ne postimin e PD.
Në zgjedhjet e 14 Majit, deputeti Zef Hila tashmë është kandidati i zyrtarizuar nga mbështetësit e Sali Berishës pas procesit të primareve duke marrë votëbesimin e demokratëve të zonës për ti përfaqësuar në zgjedhjet e 14 Majit