Orjeta Durra është një nga gratë që ka përfituar nga programi i vetëpunësimit pranë Zyrës së Punës në Shkodër.

Me grantin e fituar ajo ka hapur biznesin e saj, duke mos e lënë pas dore pasionin e saj për pikturën e duke gjetur mundësi të reja pas kthimit nga emigracioni.

Sot paradite, kur vizitova bar-kafenë galeri arti të saj, ajo më tregoi, se po të mos kishte qenë për një zonjë që e kishte nxitur e përkrahur në çdo çast të vështirë a mëdyshje, ajo do të ishte dorëzuar pa e hapur këtë biznes.
Zonja quhet Rita Vasa; është kjo zonjë që shihni në foto. Ajo është punonjëse në Zyrën e Punës, ndaj sot e gjeta kohën, që modestisht ta takoja e t’ia uroja këtë ditë, me një tufë lulesh e shumë mirënjohje!
Faleminderit nga zemra për shembullin e mirë! Gëzuar 8 Marsin!