Bordi i Transparencës ka publikuar ndryshimet e çmimit të karburanteve pas mbledhjes së 8 marsit. Çmimi i shitjes me pakicë së naftës shkon në 193 lekë/litri. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa gazi do shitet me 80 lekë.

NJOFTIMI I PLOTË

Çmimet e reja – Nafta, 193 lekë/litri me pakicë, 181 lekë/litri me shumicë Benzina: 190 lekë/litri me pakicë, 178 lekë/litri me shumicë Gazi: 80 lekë/litri me pakicë, 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër. Bordi i Transparencës, 08/03/2023

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 08 mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Bordi i Transparencës, 08/03/2023