Valentina Arrazi, kunata e Almës është personi i fundit që ka parë 39-vjecaren dhe fëmijët e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem.

Edhe pse ishin së bashku në një nga lokalet e Shkodrës 10 minuta më pas Alma Arrazi shihet mbi urë në hyrje të saj.

Hetuesit, pas kqyrjes së pamjeve filmike do te marrin serish ne pyetje kunaten e cila deri ne keto momente nuk eshte marre ne hetim.

Valentina Arrazi ndonëse ka dhënë dëshminë e saj në polici pas ngjarjes së rëndë pritet të merret sërish në pyetje.

Diçka e tillë bëhet për të kuptuar nëse kunata mund të ketë dyshuar mbi gjendjen e rënduar psikologjike të 39-vjecares por edhe telefonatat e saj më pas dhe cilët kanë qenë personat që ka komunikuar.

Nga rindërtimi i lëvizjeve të Alma Arrazit, sipas prokurorisë së Shkodrës ajo ka konsumuar kafen me Valentinën pikerisht ne kete lokal e më pas në këmbë është drejtuar per tek ura e Bunes.

Pas 12 minutash ecje, Alma Arrazi shihet teksa futet ne Uren e Bunes rreth ores 20:21.

Per shkak te levizjeve te automjeteve, hetuesit mendojne se Alma Arrazi pasi kaloi uren u kthye ne te djathten e saj dhe mberriti deri ne afersite nje lendine, e cila zbret deri ne afersi te lumit. Ketu per policine eshte dhe momenti i fundit.