Dy operacione antidrogë janë zhvilluar në Shkodër ku janë arrestuar 7 persona dhe janë sekuestruar 5.6 kg kanabis. Gjatë operacionit ‘Bleran’, u arrestuan Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta

Ndërsa gjatë operacionit policor “Sheshi” u arrestuan, Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola

Dy operacionet janë zhvilluar gjatë 12 orëve të fundit për shpërndarje të lëndëve narkotike

Gjatë operacionit ‘Bleran’, në banesën e Pjetër dhe Dodë Ashta babë e bir në fshatin Bardhaj në banesën e tyre janë gjetur 5.6 kg kanabis, e cila u sekuestrua bashkë me 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta persona ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës. 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”