Më 27 shkurt do të mbahet takimi i dytë i qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi. Vendi i takimit është caktuar Podgorica, duke shënuar kështu mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, pas asaj të 3 korrikut 2018 që u mbajt në Shkodër.

Vitin e kaluar është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, edhe më datë 27 do të jetë prioritet dakortësia për realizimin e këtij projekti edhe në rrafshin financiar.

Por gjithashtu pritet që të diskutohet edhe lidhur me marrëveshje të tjera.