Luiz Ejlli ka deklaruar publikisht brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” se admiron kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.Ndërkohë edhe lideri i PD-së, është përgjigjur disa herë simpatisë së Luizit, duke e konsideruar si një kampion dhe artist.

Së fundi, në një bashkëbisedim “online” me ndjekësit, Berisha është pyetur nëse do e ftojë Luiz Ejlli në fushatën e Partisë Demokratike, kur këngëtari të dalë nga BB VIP.

“Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi që është, një artist, interpretoi si artist me talent dhe e meriton fjalën artist. Secili ka diellin e vet dhe nuk duhet t’i përziemi askujt në diellin e tij. Ai meritoi admirimin e publikut, shqiptarëve dhe më gjerë”, u shpreh Berisha.