Investimi i Fondit Shqiptar të zhvillimit për rikualifikimin urban të 55 pallateve në Shkodër është drejt përfundimit.

Teksa ka mbaruar 85% e volumit të punës Inxhinieri Rudi Beci tregon mbi qëllimin që ka ky projekt. Afati i përfundimit që është në muajin tetor, por firma ka si qëllim përfundimin e tyre përpara sezonit turistik.

55 pallate po vishen me sistemin kapot, termoizolim, që do të ndikojë veç anës estetike edhe në kursim energjie, duke rritur gjithashtu edhe vlerën e pronës.