Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “twitter” ka sulmuar opozitën shqiptare.

Ai shkruan se ajo ka ndotur keq mjedisin politik, duke e akuzuar atë për mashtrim. Sipas Ramës kjo është pasoja e “puthjes fatale me një të vdekur” duke iu referuar Sali Berishes.

Postimi i Ramës:

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.