Në seancën e parlamentit të ditës së djeshme u pa fare qartë frika e kësaj Qeverie për t’u përballur me të vërtetën. Si deputetë ne qëndruam dhe do të vazhdojmë betejën tonë përballë fytyrave të hajdutërisë që “shkëlqejnë” me vjedhjet e tyre të pasurise publike!

Në përballjet politike mbrëmë u pa qartë gjithashtu paniku i kryeministrit të skandaleve!

Në respekt të të gjithë shqiptarëve kërkuam mocion me debat me kryeministrin, si të implikuarin direkt në çështjen “McGonigal”.

14 herë që emri i Edi Ramës përmendet në dosje meritojnë shpjegim dhe transparencë të plotë para shqiptarëve.
Vendimet për t’i hequr fjalën opozitës, për të minuar jetën parlamentare do marrin përgjigje çdo ditë, por veçanërisht me 11 Shkurt në Tiranë! Zëri i qytetarëve do dëgjohet!

Ta harrojnë se mund të godasin opozitën intrigantët, të pabesët, burracakët e frikacakët e korruptuar, shërbetorët më të devotshëm të krimit të organizuar!