Falë punës së palodhur natë e ditë të këtyre djemve në kushte të pavaforshme atmosferike , me angazhimin e kontrakorit dhe të Agjencisë Rrugore Shqiptare, u bë e mundur hapja e komunikimit me Thethin.

Megjithëse pas ndërtimit të rrugës së re, Thethi është bërë shumë më i aksesueshëm gjatë gjithe vitit dhe rruga gjatë dimrit, mund të hapet shumë më shpejt se më përpara, duket se projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve.

Duhet të rimendojmë një zgjidhje më të plotë e të qendrueshme.