Arrestimi i ish zyrtarit të FBI-së, Rama: Asnjë lidhje me hetimin, drejtësia amerikane nuk kontestohet nga vetëgjyqësia e foltores

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, ka folur për akuzat e ngritura nga opozita në lidhje me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar nga drejtësia amerikane, Charles McGonigal. Sipas kreut të qeverisë, nuk ka asnjë lidhje me hetimet që janë bërë në SHBA.

Kreu i qeverisë pranoi takimet me zyrtarin e FBI por shtoi se nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja. Siç u shpreh kryeministri, akuzat e opozitës ndaj tij janë “derivate të keq leximit”, pasi përmendja e emrit si pjesë e një takimi nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi.

“Këto janë derivate të keq leximit. Përmendja e emrit si pjesë e një takimi apo një takimi tjetër s’ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë.

Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton. Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mos deklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie.

Agron Neza vjen nga LDK, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI. Duçka ka qenë zëvendës ministër i energjetikes në koalicion 2013, dhe ka qenë këshilltar te unë pa pagesë. Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mbingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie.

Më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve.
Fjala mik është shumë e madhe. Unë kam folur për natyrën e marrëdhënies në gjuhën angleze, “Friendly relationship”.

E kam takuar në zyrën me të rëndësishme të FBI në New York ku më ka dhënë medalje e kapele që në Big Brotherin politik u përfolën si përgjues, por nuk kemi shkëmbyer opinioni mbi fushat ku ishte ekspert.”, tha Rama. I pyetur në lidhje me lejimin e krijimit të një komisioni parlamentar për të hetuar lidhjen e qeverisë me këtë çështje, Rama tha se për këtë ka folur drejtësia amerikane.

“Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane dhe kanë dalë konkluzione. Nëse mendoni se kjo mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës, nuk kam asnjë koment. Njerëzit zgjedhin të besojnë për shembull që edhe një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të përfituar nga shegët e luleshtrydhet.“, përfundoi Rama./abcnews.al