Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta. Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha shkruan se viti i ri duket se ka nisur premtues në fushën e arrestimeve dhe goditjeve të Policisë së Shtetit. Por po ashtu lë të kuptohet se do të ketë edhe prangosje të tjera, edhe pse nuk përmend emra.

POSTIMI I PLOTË:

Mbani frymen njerez…

Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta. Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave. Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh… Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016. Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021). Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me kembe te mbare dhe plote “bereqet”… Me duket se nuk kemi pare gje akoma…

Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është vënë në pranga bashkë me dy zyrtarë të tjerë të MF-së, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtoresha juridike e Ministrisë së Financave, Fatmira Hoxha. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit. Arrestimi është kryer ditën e sotme, një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall.