Një mi është bërë shkak që 90% e qytetit të Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektroke. Mësohet se brejtësi ka këputur disa siguresa të nënstacionit të Gjirokastrës, duke shkaktuar masë elektrike.

Kjo gjë ka bërë që për 30 miniuta qyteti të mbetet pa energji elektrike. Shkarkesat elektrike kanë shkaktuar dhe ngordhjen e tij.

Ekipet e OSSH-së kanë dalë në terren për të gjetur defektin dhe më pas për të bërë të mundur rikthimin e energjisë në zonë.