Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë dalë nga rruga.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar. Në vendngjarje ka shkruar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e aksidentit.