Në Hajmel, Krishtlindja erdhi ndryshe, me improvizimin e qytetit të vjetër të Betlehemit, ku lindi Jezu Krishti.

Ky aktivitet është unik në vendin tonë dhe vjen si iniciativë e famullisë “Shën Pali e Shën Pjetri” me pjesëmarrjen e mbi 200 banorëve që nga fëmijët e deri tek të moshuarit.

Aktorët jo profesionistë luajtën në rolet e shenjtorëve, duke rikrijuar ngjarjen bazuar në shkrimin e shenjtë.

Është viti i katërt që organizohet shfaqja “Betlehemi i gjallë” duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë vendas dhe nga trevat shqipfolëse.