Zgjati vetëm 2 ditë arrestimi i Davide Pecorelli-t, i ndaluar nga policia italiane në Perugia pasditen e së shtunës, me kërkesë të autoriteteve shqiptare. Të hënën, sipërmarrësi 47-vjeçar doli para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Dhe gjykata e la të lirë. “Nuk ekziston as rreziku i arratisjes, as urgjenca e arrestimit”, argumentoi gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Perugia. Kështu, pasditen e së hënës, Pecorelli la qelinë e Capanne për t’u rikthyer në shtëpinë e tij në San Giustino.

Qëkur është rikthyer në Itali ka qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpinë e tij”, thotë avokati i tij, i cili po ashtu shton se Pecorelli dëshiron që ta qartësojë pozicionin e tij në Shqipëri ku akuzohet për 5 vepra penale.

Prokuroria e Pukës e akuzon biznesmenin italian për mashtrim, dhunim të varreve, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, shkatërrim të pronës me zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Për t’i shpëtuar borxheve financiare në Itali, në Janar të 2021 Pecorelli inskenoi vdekjen e tij. Ai i vuri flakën automjetit që kishte marrë me qira në një fshat të Pukës, brenda së cilës u gjetën eshtra njerëzore, gjithçka në funksion të simulimit të vdekjes së tij.

8 muaj pasi ishte shpallur në kërkim, ai u rishfaq në ujërat e ishullit të Montecristos, në

8 muaj pasi ishte shpallur në kërkim, ai u rishfaq në ujërat e ishullit të Montecristos, në Itali, teksa po përpiqej të ankoronte gomonen me të cilën tha se po kërkonte thesarin.

Të shtunën Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht arrestimin e Pecorelli-t në Itali me kërkesë në autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij drejt vendit tonë./tvklan.alv