Shpëtim Duro ka sjellë një ndryshim të madh te Egnatia. Rrogozhinasit kanë marrë një tjetër fitore në kampionat, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja e vendos në fund të pjesës së parë. Fernando Medeiros dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44-t dhe i jep Egnatias vendin e tretë në renditje. Pas përfundimit të kësaj përballjeje, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol“ në “Oversport“.

Josa (Vllaznia): “Më vjen keq për mënyrën se si u zhvillua pjesa e parë. Duhet të kishim ndihmuar më shumë tre lojtarët e sulmit tonë. Sidomos Mala dhe Marku duhet të ishin më afër që ti jepnim krahë lojës tonë që të shkonte më përpara. Duhet të ishim shumë të kujdesshëm te goli. Në fund të fundit, i dhuruam ne topin kundërshtarit që shkoi te goli. I zhgënjyer për penalltinë.

Penalltitë janë gjëra që ndodhin, që humben. Ne duhet të mendonim për gjërat që humbëm pas penalltisë. Aty humbi qetësia. Duhet të ishim më gradual në daljet tona në sulm. Nuk mendoj që Egnatia fitoi dylu.ftimet në qendër të mbrojtjes. Jam i kënaqur me dy qendrat. Problemi është komplet te mënyra se si ne duhet të shtynim në mesin e fushës. Duhet të mbështesnim shumë kur topi shkonte te Marku, Mala dhe Hoxha“.

Duro (Egnatia): “Kisha pak frikë, sepse u ndërpre kampionati në një kohë kusr skuadra ishte në një ritëm mjaft të mirë. Por pashë që vazhdon të jetë në ato ritme. Jam i kënaqur për tre pikët, aq më tepër kundër një skuadre si Vllaznia. Ti Engatias i vë notën 8, unë doja edhe 5 vetëm të fitoja tre pikët. Egnatia luan me tre, por nuk është skuadër mbrojtëse. Kemi shënuar 7 dhe kemi pësuar vetëm 1 autogol. Në Shqipëri të quajnë vetëm golat e pësuar, jo ata të shënuar. Për mua edhe goli i dytë ka qenë i rregullt“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/