Një situatë e paqëndrueshme paraqitet gjatë orëve të fundit në Shkodër për shkak të reshjeve intensive të mbrëmjes së kaluar. Në segmentin Dedaj – Bogë, pikërisht në përroin e Thatë, km 5, ka rritje të nivelit dhe si pasojë dalje të përroit në rruge. Niveli ujit është i paqëndrueshëm dhe rruga momentalisht është e bllokuar, ku janë vendosur sinjalistika që banorët të kalojnë në rrugë alternative.

Në këtë aks rrugor, dy javë më parë humbën jetën babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj në tentativë për të kaluar rrugën.

Pjesa tjetër e akseve rrugorë paraqitet pa probleme.