8 Dhjetori i vitit 1990, është ende një kujtim i gjallë për protagonistët e kësaj date që shënoi shembjen e regjimit komunist në Shqipëri. Protagonistët ende sot kujtojnë me shumë emocion angazhimin e mijëra të rinjve të cilët u bënë bashkë me idealet për Shqipërinë si gjithë Europa.

Nesti Kiri, asaj kohe një i ri shkodran, student e kujton me emocion 8 dhjetorin dhe jo vetëm, angazhimin e tij për idealet e lirisë.

“Ishte një Jeruzalem për Shqipërinë. U ngritëm me shpresë dhe me ideale për demokraci, që nuk është realizuar akoma”.- tha ai.

Me ndryshimin e sistemit lëvizja e humbi jehonën sepse te rinjtë u përdoren nga politika.

“Në grevën e urisë hynë edhe nipa e fëmijë të nomenklaturës, pra diçka nuk po shkonte, lëvizja e dhjetorit u përdor, ndaj dhe sot shihet se ish-ët janë sot në pushtet”.

Sot pas 32 vitesh, Nesti Kiri shprehet se Shqipërisë i duhet një dhjetor i dytë.

“Duhet dhjetor i II-të, si fillim brenda PD-së sepse diçka po çalon dhe tek opozita shqiptare”.- u shpreh ai.

Nesti Kiri nuk është angazhuar në politikë, por menaxhon një biznes në veri të vendit. Përmes Report Tv jep mesazh për të rinjtë të cilët mund të kthejnë shpresën.

“Shqipëria ka nevojë për Demokraci të vërtetë, për dhejtor të ri, ndaj u them të rinjve se ‘ju mund ti prini çdo lëvizje’”.- tha ai.