Gëzuar Ditën e Rinisë!

8 dhjetori 1990, është dita që 32 vite më parë shënoi një prej ngjarjeve më të bukura dhe shpresdhënëse për Shqipërinë.

Lëvizja studentore me në krye “Pishtarin e Demokracisë” Azem Hajdarin vrau frikën dhe ndezi shpresën tek një popull i dalë nga një sistem ku përballja me të keqen i kishte kushtuar aq shumë.

Shqipëria 32 vite më parë nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisi rrugën e lirisë dhe demokracisë. Sot kjo liri dhe ajo ëndërr e studentëve për një Shqipëri si gjithë Europa, rrezikohet nga të tjera agresione të pushtetit. E kemi për detyrë të mos qëndrojmë indiferent por ashtu siç bënë vajzat dhe djemtë e Shqipërisë së 3 dekadave më parë të ngrihemi.

Ikja që shpopullon Shqipërinë nuk është vokacioni që duhet të ketë populli ynë, por përkundrazi, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa projektin tonë.

Largimi i të keqes që mban peng vendin tonë është emergjencë kombëtare dhe këtë më mirë se askush mund ta bëjë Rinia dhe shpirti i saj i lirë, vizioni europian që ajo ka. Gëzuar 8 Dhjetorin!