Nismëtar ishin 300 që gjithçka e nisën për të drejtan e mijërave të tjerëve !

Ishte ”Rruga Labinot” ajo e cila mendohej të ndalej turma nga regjimi i asaj kohe . Fillimisht ja dolën por fitorja ishte vetëm një betejë e vogël dhe një “fitore” që nxiti mijëra të rinj të cilët pikë kryesore kishin pluralizmin politik .

Nuk u ngritën për kushtet bazike që mungonin asaj kohe , ku qytetin e kishte mbuluar errësira . Ky ishte vetëm një preteks .

Por me një vizion të qartë dhe me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Një akt demokratik , që vinte në kontekstin e gremisjes së komunizimit në vendet e Europës Lindore, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke hapur udhën e ekonomisë së tregut dhe të shoqërisë së hapur .

Një akt që i dha cdo të riu të drejtën e fjalës !