Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur në flagrancë teksa shpërndanin heroinë me automjetin me të cilin lëviznin. Në pranga kanë rënë Erjon Stomiçi, 21 vjeç dhe Alvaro Vuksani, 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Pas kontrollit të bërë në automjetin e tyre, u gjet lëndë narkotike heroin ë ndarë në doza gati për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.