Fitoi Primaret / Ja mesazhi i Bardh Spahise per votuesit

Mirënjohës ndaj çdo demokrati të Shkodrës!

Kjo është dëshmia më e mirë se si funksionon demokracia e brendshme e një partie, se si merr peshën e saj vota e çdo anëtari dhe simpatizanti. Janë ata që vendosin se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tyre.

Çdo votë e hedhur sot, është një përgjegjësi më shumë për mua në misionin tim për t’i shërbyer bashkisë dhe qytetarëve tonë. Drejt garës së 14 Majit 2023 shkojmë me një vizion të qartë për Shkodrën e të nesërmes!

Urime dhe suksese të gjithë kandidatëve të zgjedhur sot nga demokratët në mbarë Shqipërinë si dhe të gjithë garuesve për vlerën që i dhanë këtij proçesi kaq të rëndësishëm për demokracinë.
Të gjithë bashkë, le të përballemi kundër të keqes për t’i rikthyer shpresën qytetarëve tanë!