Grupet e punës së Ujësjellës Kanalizime Shkodër vazhdojnë të jenë në terren. Aty ku është e nevojshme, vazhdon pastrimi dhe mirëmbajtja e kanalizimeve. Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, sidomos aty ku ka pemë, gjethet e të cilave ndikojnë në pengimin e qarkullimit të ujit të shiut, veçanërisht kur reshjet janë intensive.
Ndërkohë, sipas informacioneve me te fundit te Sherbimit te Stacionit Meterologjik Ushtarak dhe IGEUM, parashikohen reshje shume intensive ne territorin e Qarkut Shkoder te cilat mund te krijojne pervecse fryrje te lumenjve/ perrenjve dhe daljen e tyre nga shtreterit si dhe rritje te niveleve te liqeneve, rezervuareve dhe kaskadave te HEC- eve.
Kërkohet vëmendja e banorëve të bashkisë Shkodër, në qytet dhe në njësitë administrative, të marrin masat e nevojshme për të mos u dëmtuar nga kjo situatë që parajamërohet nga institucionet e specializuara të përmendura më lart.
Grupet e punës së Ujësjellës Kanalizime Shkodër, do të vazhdojnë të jenë në terren pandërprerje. Në këtë situatë të pritshme, bashkëpunimi institucional dhe me qytetarët, është jetik për të mos patur asnjë pasojë. Për çdo emergjencë të mundshme lidhur me ujin e pijshëm apo kanalizimet, jeni të lutur të kontaktoni në çdo kohë me Ujësjellës Kanalizime Shkodër.