Ditë intensive inspektimesh, me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Ujitje-Kullim, z. Fran Mataj dhe grupin e punës #PrefekturaShkoder në Njësinë Administrative Dajç ku vijon puna në terren në sistemet e mbrojtjes nga përmbytjet #Shkoder

Inspektuam fazën e punimeve për parandalimin e gërryerjes së vazhdueshme të tokave bujqësore nga #LumiDrin si dhe ndoqëm punimet që po kryhen në argjinaturën që do ngrihet si mburojë për Kishën e Shirqit.