Reshje të dendura shiu parashikohen në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, reshjet me intesitet të lartë do të përqëndrohen në veri dhe në qendër të territorit më konkretisht në zonat Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, ku parashikohet të shkaktohen probleme si pasojë e përrenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje.

RESHJET

Sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).