Pasi nuk i është dhënë fjala ditën e sotme në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një veprim që askush nuk e priste.

Ai ka hapur një live në adresën e tij zyrtare në ‘Facebook’ dhe ka folur për të gjithë ndjekësit e tij, duke e transmetuar gjithashtu dhe mediat.

Kujtojmë se situata e sotme u tensionua shumë dhe e gjithë ka ndodhur pasi opozita nuk ka marrë fjalën në Kuvend.

“Fikeni sa të doni mikrofonin, por ja që është mrekullia e Facebook që më lejon mua dhe deputetët që të komunikojmë me qytetarët, zgjedhësit dhe ndërkombëtarët”, tha Berisha.