Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në supërstradën Lezhë-Shkodër.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, që janë përplasur. Newspower.al mëson se një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e aksidentit. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje.

Aksidenti ndodhi në afërsi te kryqëzimit te Gjadrit dhe e lënduara u dërgua për ndihme mjekësore ne urgjencën e spitalit rajonal te Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave te bardha.

Policia e cila mbërriti menjëherë ne vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.