Një shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali pasi përndiqte ish-partneren e tij. Sipas mediave lokale, 53-vjeçari shqiptar banues në Lugo, punëtor bujqësie ishte i martuar por përndiqte sistematikisht ish-partneren e tij, me të cilën kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore. Ai është arrestuar në flagrancë në parkingun e vendit të punës së gruas.

Ka qenë ish-partnerja që ka denoncuar se 53-vjeçari e përndiqte pothuajse çdo ditë, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe duke e bërë atë të arrinte në pikën e frikës për sigurinë e saj.

Pas arrestimit, 53-vjeçari iu nënshtrua hetimeve dhe kontrollit të shtëpisë. Policia nuk ka gjetur asnjë armë në banesën e tij, ndërsa u la në ‘arrest shtëpie’, dëri ne seancën e vlerësimit./ Dosja.al