4 nëntor 1990 / E bekume dita e sotme për shqiptarët.

Pas shumë vitesh të shkatërrimit të dhunshëm nga diktatura komuniste të kishave dhe xhamive, Shkodra rindezi dritën hyjnore të besimit me meshën e parë të mbajtur nga dom Simon Jubani, ndërsa ndihem përherë e emocionuar që në moshën 10 vjeçare isha në krah të dom Simonit si simbol i familjeve të Shkodrës që nuk e shuajtën kurrë besimin në Zot dhe në ditët më dramatike të terrorit të diktaturës më të egër në Europe.

Kjoftë përherë e lartësume kjo ditë??

Respekt e mirënjohje për të gjithë ata që me kurajo u bën shpresa jonë me ndihmën e Zotit. Nderim për Shkodrën dhe shkodranët që kanē qënë të parët që hapën dritaret e ndryshimit dhe demokracisë.