Danieli fliste në chat prej një viti me “Irenën”, më pas zbuloi se ishte një burrë 64-vjeçar dhe vari veten

Danieli, 24 vjeç, nga Forli, Itali, kreu vetëvrasje në shtator 2021 pas një romance virtuale me një vajzë pas së cilës dyshohet se fshihej një burrë 64-vjeçar. Prindërit tani duan drejtësi.

Burri bisedoi me Danielin për një vit dhe hiqej sikur ishte “Irena”. I dërgoi 8 mijë mesazhe dashurie, me premtime për martesë e fëmijë dhe plot imazhe të një 20-vjeçareje të bukur, por inekzistente.

Pikërisht në një nga fotot e “Irenës” të postuara në një faqe interneti, Danieli u ndesh një ditë. Kështu ai i kërkoi shpjegim “vajzës”, por ajo ia preu shkurt duke “i dhënë duart” brutalisht. Kështu Danieli vrau veten duke i lënë një letër të ëmbël familjes së tij (“Nuk ju thashë kurrë, por ju dua sa gjithë bota…”), raportojnë mediat italiane.

Vetëm atëherë mamaja dhe babai zbuluan jetën paralele të djalit të tyre. Dhe tani ata duan drejtësi.

I ndjekur nga i dërguari i emisionit “Le Iene”, 64-vjeçari nga ana e tij u justifikua fillimisht duke pretenduar se “ishte shaka…nuk doja që të përfundonte kështu”, më pas duke i përmendur përgjegjësinë Danielit: “Nëse ka pasur probleme me trutë, nuk është faji im” dhe ka folur për lidhjen e rreme si një “lojë që zgjati jo pak”.

Në “Resto del Carlino”, burri tha: “Jam i lodhur, po më shkatërrojnë jetën”.