Pedagogët kanë njoftuar se do të tërhiqen nga greva e urisë. Ky vendim vjen një ditë pasi ata paralajmëruan se do të futen në grevë nëse presidenti u siguron jetën, por pas një mbledhje mes anëtarëve të sindikatës së pedagogëve është vendosur të mos futen në grevë.

Pedagogët me shumë mundësi do të vijojnë me protestat, ndërsa pritet që të dalin me një vendim javën e ardhshme. Ndërkohë disa nga pedagoget protestues duket se u janë rikthyer auditorëve. “Shkencat e Natyrës” nuk bëjnë me bojkot total të mësimit.

Pedagogët kanë protestuar cdo ditë që më 17 tetor duke braktisur auditoret e fakulteteve për t’iu drejtuar qeverisë me një disa kërkesa. Në daljet publike, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi si ‘SHIK-s’ që merr urdhra nga Foltorja.

Kreu i qeverisë tha se rritja e pagave të pedagogëve është e lartë, krahasuar me gjendjen në të cilën ndodhet vendi për shkak të krizës ekonomike dhe asaj energjetike. Rama tha se rritje prej 15% nuk ka pësuar as paga e mësuesve, punën e të cilëve e quajti më të vështirë se atë të pedagogëve.

Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.