Forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion në lagjen Kiras në Shkodër.

Ka qenë një operacion rutinë i forcave RENEA dhe FNSH, të cilët kanë shoqëruar në policinë e Shkodrës tre shtetas te cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje në banesat e tyre.

Forcat RENEA kane zhvilluar operacionin e tyre për të goditur elemente të rrezikshëm kriminal, por nuk kanë arritur, duke shoqëruar tre banore të asaj zone të dyshuar për armëmbajtje.

Tre të shoqëruarit ndodhen në komisariatin e policisë Shkodër duke u marrë në pyetje.