Drama e emigrantit: Ika 16-vjeç në Gjermani, kur u ktheva nëna nuk më njohu…

Drama e emigrantëve është e ngjashme, udhëtimi shumë i mundimshëm ia lë vendin një fillimi shumë të vështirë.

Erjoni nuk i kishte mbushur 16 vjeç kur u nis me këmbë drejt Gjermanisë. Kapërceu kufijtë maleve nëpër disa shtete. Eci ditë e natë të tëra i frikësuar mes rrezikut nga egërsirat e trafikantët, në acarin e dimrit dhe i uritur. Mundimet e atij udhëtimi i lanë shumë gjurmë dhimbje në jetën e tij.

“Unë jetoj në Itali momentalisht, në Gjermani kam emigruar që në moshën 16 vjeç. Ikëm në të zezë në këmbë nga Kroacia”.

Me të mbërritur në Gjermani, institucionet e kujdesit social e pajisën më dokumente dhe Erjoni nisi shkollën profesionale.