Prej dy netësh banorët e fshatit Rragam janë izoluar si pasojë e shembjes së urës. Kjo urë i shërbente komunitetit për t’i lidhur me zona të tjera përreth, por prej dy ditësh, ata nuk kanë asnjë zgjidhje.

Kjo ka bërë që të bllokohet lëvizja e rreth 300 banorëve të zonës dhe disa turistë gjermanë. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa shprehen se janë të gatshëm të investojnë edhe vetë.

Banorët theksojnë indinjatën për politikën shqiptare, ku thonë se interesohen për ta vetëm në kohë zgjedhjesh.

“Kur janë në fushatë zgjedhore vijnë, tani nuk interesohet askush”, thanë banorët.