Një 32 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës të Tiranës. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas orës 23:07 kur një patrullë e përgjithshme i ka kërkuar shtetasit L.K që të ndalonte për një kontroll dokumentash.
32 vjeçari është larguar me vrap nga efektivët ndërsa është kapur më pas në rrugën “Don Bosko”. Sipas njoftimit të policisë, i riu ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë shoqërimit të tij në komisariat dhe për pasojë është dërguar në spitalin e Traumës ku edhe ka ndërruar jetë.