Pedagogët kanë dalë sërish në protestë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ata i bënë thirrje Ramës të bëhet “çerek burri” dhe t’i trajtojë me seriozitet kërkesat e tyre.

“Shpresa fillon me rritjen e financimit të kërkimit shkencore. Shpresa fillon kur ne të kemi autonomi universitare dhe jo qeveritare. I bëj thirrje të bëhet çerek buri dhe t’i plotësojë kërkesat tona”, tha njëri prej pedagogëve.