A na flasin shpirtrat pas vdekjes? Teologu tregon mënyrën e vetme që ekziston

Dilema që i ka tunduar të gjithë ata që kanë humbur dikë, është nëse flasin shpirtrat pas vdekjes.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, teologu Miron Çako ka treguar se me shpirtrat mund të komunikojmë vetëm përmes ëndrrave, ndërsa të gjitha format e tjera si flutura apo zogjtë janë besytni.

Sipas teologut, nëse dikush do të komunikojë nga bota e përtejme me ty, komunikon vetëm nëpërmjet zotit.

Problemi është se vdekja pavarësisht se i ndan njerëzit fizikisht, shpirtërisht mbeten. Po ta shikojmë që varrezat janë kulmi i veprimtarisë njerëzore se njerëzit duan të lidhen me të vdekurit.

Fantazma pretendohet se janë shpirtra të burgosur në një vend që i shfaqen njerezit negativisht ose pozitivisht, varet nga gjendja që ata janë.

Nuk është se shpirti flet ose komunikon me të gjallin spse shpirti ka disa rregulla shumë strikte, por demonët shfaqen në format e tyre të tilla te njerëzit tanë të dashur dhe na bëjnë ne të besojmë

Edhe fetë thonë se nuk ka komunikim me shpirtrat, por është zoti që na lidh me ta. Nëse dikush do të komunikojë nga bota e përtejme me ty, komunikon vetëm nëpërmjet zotit. Nuk mund ta bëjë në një moment tjetër.

Ëndrra është telefonatë nga bota e përtejme. E para na tregon se ekziston bota e përtejmë, eshte një telefonatë nga bota e përtejme në subkoshiencën tonë. Ndërsa kur ti zgjohesh nga një gjendje ankthi ke parë një shpirt të keq, ndërsa kur zgjohesh pasi dikush të ka këshilluar, mos e bëj këtë, është një shpirt i mirë.

Përdorin elemente fizik si fluturë, zog etj dhe thonë që vizitohen nga shpirtra, por nuk është e vërtetë. Duhet të kemi një kujdes se fiksohemi nga besytnitë që nuk janë të vërteta. E mira është që njeriu të mos ketë kuriozitet dhe t’ja lërë në dorë krijuesit”./abcnews.al