“Dancing With The Stars” në ekranin e Top Channel dhuroi emocione, por dhe show gjatë mbrëmjes së djeshme.

Një prej performancave që tërhoqi më shumë vëmendje ishte padyshim ai i Megi Pojanit dhe partnerit të saj, Jurgenit, të cilët u paraqitën këtë mbrëmje me një tango, të ekzekutuar në një shtrat.

Si gjithmonë, Megi ishte tejet provokuese dhe seksuale, por po ashtu një detaj që bënte dallim ishte në pjesën e fundit të kërcimit, ku Megi, duke qëndruar mbi balerinin, e kafshon atë duke u mbuluar nga gjaku.

Sa i përket komenteve të jurisë, Armando Peza deklaroi se kishte disa skena, që dhe regjisori i filmave pornografikë Rocco Siffredi, do i kishte zili. Nga ana tjetër, balerini me famë ndërkomëbtare, Kledi Kadiu tha se njeriu mund ta përmbajë veten.

“Pashë ca skena që dhe Rocco Siffredi do i kishte zili po hajde t’i kalojmë meqë nuk duhet ti komentojmë”, ishte komenti i Armand Pezës.

“Jurgen ti e di mirë se skena e pranon erotizmin, por kam shijet e mia si çdo person. Unë jam profesionist e do doja të ishte pak, ka një moment kur njeriu mund ta kontrollojë veten, nuk po them se ishte kaq e fortë sa radhën tjetër por nëse do hyja në momentin teknik, hapat e tangos ishin shumë pak të theksuara, nuk kishte theksin e tangos. Po flas vetëm për momentin e teknikës”, tha Kledi Kadiu.

Në përgjitjge të komenteve të jurisë, Jurgeni tha se “qëllimi ishte të më hante”.

https://www.instagram.com/reel/CjtY75pDSiG/?utm_source=ig_web_copy_link