Problemet e shumta që ka lumi Buna në Shkodër që nga ndotja, gjuetia e paligjshme, derdhja e ujrave të zeza e të tjera si këto vijnë edhe si shkak i mungesës së bashkëpunimit të institucioneve. Një gjë të tillë e bëri të ditur Genti Kromidha, President i Institutit për Ruajtjen e Natyrës në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Living Buna”.
Përmes projektit “Living Buna” të zbatuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës, Kromidha tha se është synuar dhënia e ndihmës për mirëmenaxhimin e lumit Buna në bashkëpunim me Zonat e Mbrojtura dhe banorët që jetojnë përreth këtij lumi.
Përreth lumit Buna jetojnë afro 36 mijë banorë dhe një pjesë e tyre e shfrytëzojnë por pavarësisht kësaj nuk ka një zhvillim të duhur të këtij lumi edhe pse kanë kaluar 31 vite. Dëmtimet, ndotja dhe shkatërrimi i habitateve bashkë me rrezikun e zhdukjes së shumë specieve kanë ndikuar negativisht gjithë këto vite. / star plus /
Comments are closed.