Sot nis rrugëtimi ynë për Shqipërinë Madhështore.
Me idealin për një politikë që i kthehet qytetarit. Me besimin se Shkodra meriton më shumë. Me vizionin për një të ardhme ku ndershmëria, puna dhe dinjiteti bëhen themel i vendimmarrjes.
Unë hyj në këtë betejë me një kauzë të qartë:
Të rikthejmë besimin tek politika. Të vendosim qytetarin në qendër. Të ndërtojmë një të nesërme më të drejtë, më të barabartë, më njerëzore.
Ky nuk është një rrugëtim personal – por një thirrje për çdo njeri që beson se Shqipëria mund dhe duhet të bëhet.
Bashkë, me guxim e përkushtim, do ta bëjmë të mundur.
Fushata ka nisur. Ndryshimi ka një fytyrë. Shqipëria ka një mundësi.