Klevis Gjeluci është një 20-vjeçar nga Shkodra i cili prej dy javësh tashmë ndodhet në koma pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Deri më tani, Klevisi është dërguar në spitalet më të mirë të vendit por asnjë prej tyre nuk i ka pasur kapacitetet për ta shpëtuar.

Tashmë, familjarët e të riut kanë hapur një llogari gofundme me anë të së cilës synojnë që të mbledhin të paktën 600 mijë euro në mënyrë që ta dërgojnë jashtë shtetit, në Gjermani apo Itali për të marrë ndihmë të specializuar.

Klevisi ndodhet në koma që nga 27 shtatori kur ndodhi aksidenti. Ai po dërgonte në shtëpi me makinë kushëririn e tij Romario dhe pasi e la në shtëpi, në rrugën e kthimit u përfshi në aksident.

Të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për të ndihmuar Klevisin mund të vizitojnë faqen GOFUNDME që është hapur në emër të tij. /abcnews.al/