Gjatë intervistës së fundit në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, Floriana Garo u tha fund shumë thashethemeve të pavërteta që kanë qarkulluar për të në të kaluarën.

Shumë vite përpara se ajo të martohej me avokatin e mirënjohur Enis Daci, Floriana u përfol për se kishte krijuar lidhje me sheik, madje ia kishin shtruar rrugën për të ecur përpara.

Por të vërteten Floriana e ka zbuluar për herë të parë përballë moderatores Ester Bylyku.

Ester Bylyku: Cili është thashethemi më i pavërtetë që ke dëgjuar për veten, por që ka qarkulluar shumë në media?

Floriana Garo: Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara.

Ester Bylyku: Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë?

Floriana Garo: Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv.