Në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në një video se si disa persona të skeduar nga Policia dhe Prokuroria Shqiptare, po negociojnë për një gjobë prej 500 mijë Euro.

Në video shfaqet Arben Mërkurin i njohur dhe me pseudonimin “Maneci” i cili u vra në Maj 2022, dhe Astrit Avdyli, i dalë në përgjimet e dosjes 339 për blerje votash në zgjedhje.

Sipas gazetarit, personat e shfaqur në video kanë rol ndërmjetësues dhe diskutojnë me nënë e një personi që i është vendosur 500 mijë euro gjobë.

Hoxha thotë se personi që i është vënë gjoba ka paguar 240 mijë euro dhe është larguar nga Shqipëria.