Gërmenja e Rrogozhinës, ndryshe njihet si fshati i rrushit. Kultura bazë e fermerëve të këtij fshati është rrushi i tavolinës i mbjellë në sera. Shpëtim Cani, thotë se fermerët e rrushit në Shqipëri po përballen me mungesën e tregut, kjo pasi në vendin tonë është mbjellë më tepër rrush sec kërkon tregu.

“Unë kam shitur afërsisht 60% të prodhimit, më pas gjysma u prish edhe ky po nuk u shit për 15 ditë rrezikon të mbarojë ciklin e vet”, tha fermeri Shpëtim Cani.

Fermerët para se të mbjellin tokën nuk orietohen as ministria e bujqësisë dhe as që marrin përsipër të bëjnë një plan biznesi, tokat bujqësore mbillen me atë kulturë që ka edhe kolegu i tyre.

“Tani për momentin unë nuk mund ta ndryshoj dot sepse e kam bërë investimin . Duke parë u futën këto farat italiane, duke parë njëri-tjetrin edhe unë vazhdova tokën e futa komplet rrush tavoline. Sepse edhe tregu pat kërkesë në kohën që e mbollëm”, tha Cani.

Në këto kushte, çmimin e rrushit e vendos ai që ka lekët, dhe jo produktin.