Ishte data 4 tetor 2021 kur një avion i vogël do të rrëzohej në zonën e Kelmendit në Malësi të Madhe.Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa avioni bëri ulje të detyruar për shkak të një defekti që kishte.Policia deklaroi në atë kohë se ngjarja ka ndodhur në kufirin ndarës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në një zonë ende të papërcaktuar.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti disa copa të shkëputura që tregonte se në momentin e uljes ka pasur përplasje.Ndërkohë, nga burime jozyrtare u tha se avioni është ulur fillimisht në Kelmend dhe më pas kur është ngritur në fluturim për herë të dytë, është rrëzuar pasi është përplasur me disa pisha të lartë. Menjëherë aty shkoi një fuoristradë e bardhë dhe mori pilotin dhe pasagjerin. Policia sot njoftoi se në avion nuk u gjet asgjë e paligjshme, por mjeti fluturues nuk kishte asnjë dokument dhe simbol identifikimi.

Një bari i zonës u shpreh për mediat se për 45 minuta fuoristrada mori një “diçka” nga avioni dhe u largua.Sipas ekspertëve të fushës, u dyshua se avioni i modelit “piper” u rrëzua nga mbingarkesa, por se me çfarë ishte ngarkuar kjo gjë ende vijon të mbetet mister. Kryeplaku i Kelmendit, Preke Vata pati treguar se brenda avionit mendohet se kanë qenë 2-3 persona në bordin e tij. Vata tha se personat që ndodheshin në avion i kishin kërkuar një bariu që të largohej prej aty, ndërsa ata ka shkuar që t’i merrte një fuoristradë.Por kur ka kaluar një vit nga ngjarja ende kjo e fundit vijon të mbetet e mbuluar me plot mister, se si ndodhi , sa persona ishin në bord dhe se me cfarë ishte i ngarkuar avioni.