Kartëmonedha e parë shqiptare lindi në Shkodër. Si sot 100 vjet më parë ishte bashkia e këtij qyteti që vuri në zbatim vendimin e qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes për emetimin e kartëmonedhave lokale.

Më pas shembulli u ndoq nga Berati, Vlora, Korça, Fieri, Gjirokastra dhe Elbasani. Banka e Shqipërisë kujton se më 21 janar 1920, Kongresi i Lushnjes sanksionoi përfundimisht formimin e shtetit shqiptar, i cili ndër të tjera, bëri përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje të përkohshme mungesës së prerjeve të vogla monetare, që kishte tregu shqiptar.

Me vendimin e qeverisë në janar të vitit 1921, prefekturat e vendit u autorizuan të nxirrnin kartëmonedha lokale me vlerë të vogël në një shumë deri në 80 mijë franga ar dhe në prerje të ndryshme.

E para, që vuri në zbatim këtë vendim ishte Bashkia e Shkodrës, Përlimtarja. Qytetet e tjera që emetuan kartëmonedha lokale qenë Berati, Vlora, Korça, Fieri, Gjirokastra dhe Elbasani.

Në foto paraqiten disa prej kartëmonedhave që emetuan këto prefektura./Fjala/