DOKUMENTET / Ervis Martinaj u nxorr në pritë nga një vajzë, u rrëmbye e më pas u eleminua

Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë. Në dokumentet e publikuara nga Lapsi.al konfirmohet edhe njëherë pista për vrasjen e Martinajt, dosje që ka mbajtur ‘peshë’ institucionet e drejtësisë shqiptare.

“Më datë 10.08.2022 shërbimet e policise giyqesore te DVP Lezhe, dhe të Komisariatit te Policise Kurbin, kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues ne Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij, pasi është tradhëtuar e nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj, mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë, nga persona të paidentifikuar “-shkruan prokurori në dosje.

Dokumenti që jep versionin zyrtar të prokurorisë mbi fatin e 40-vjeçarit, shkruan se në kallëzimin penal, njësoj si xhaxhai edhe babai i Ervis Martinajt përmendin Indrit Doklen si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.

“Shprehet se dyshon se zhdukja e tij ka lidhje me grupe kriminale dhe individe qe i ka perfshire Dumani, ku ne kete histori eshte edhe Indrit Dokle, i cili mund te kene organizuar gjithcka lidhur me zhdukjen e nipit, Ervis Martinaj. Në vijim ne lidhje me kallzimin ne fjale eshte pyetur edhe vete babai i Ervisit, shtetasi Mustafe Martinaj. Ai ka deklaruar se per here te fundit me djalin ka kontaktuar nje njeriu i tij i afert, ne oren 19.30 te adtes 09.08.2022. Pas kesaj ore ai nuk ka qene ne linje. Zhdukja e tij sipas mendimit te tij, i takon ores 19.30 deri ne oren 22.00 te dates 09.08.2022. Deklaron se nuk ka dijeni per vendin dhe njerezit ge kane marre pjese dhe se ku. I afermi qe ka kontaktuar djali i tij, nuk ndodhet ne Shqiperi dhe me sa ka dijeni djali nuk ka numer shqiptar. Thekson se zanafilla e kesaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit ne kerkim per krime te trilluara nga Dumani.

Sqaroj se nderprerjen e komunikimit dhe te zhdukjes se djalit time kam marre vesh nga i afermi im i cili jeton jashte shtetit. Shprehet se dyshon se Ervisit mund ti kete ndodhur dicka e keqe nga grupe kriminale” thuhet në dosje.

Kjo pistë u publikua një natë më parë në emisionin “Në shënjestër”. Pista e nxjerrjes së mundshme në pritë është raportuar nga Dosja.al që më 26 gusht. Duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës prej pistave, Dosja.al theksontese nxjerrja në pritë ishte pista e parë që kishte Prokuroria mbi tavolinë.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.